​Vazhdojnë bombardimet në Jemen

Bota

​Vazhdojnë bombardimet në Jemen

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:46

Qyteti kryesor i Jemenit, Sana është bombarduar gjatë tërë natës dhe në mëngjes, kanë thënë banorët në ditën e pestë e ofensivës ajrore të koalicionit të vendeve arabëve kundër Hutëve.

Njëri nga banorët ka rrëfyer se sulmet kryesisht janë koncentruar rreth pjesës diplomatike të Sanas.

“Nata e kaluar ka qenë ferr”, ka deklaruar njëri nga diplomatët e Jemenit.

Ai ka thënë se është sulmuar edhe kazerma e armëve që besohet se gjendet në tunelet në male. Transmeton Reuters.

Arabia Saudite më 26 mars ka njoftuar se ajo dhe nëntë vende suite kanë filluar bombardime në caqet e armatosura të formacionet shiite të Hutëve nën kontrollin e së cilëve gjendet Sana.

Ky koalicion ka bombarduar rebelët në tërë Jemenin me qëllim ta ndalë rënien e kryetarit Abderaboa Mansur Hadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat