Policia franceze është duke punuar për të gjetur mbetjet mortore nga vendi ku u rrëzua aeroplani i Germanwings.
Deri më tash, ata thonë se kanë gjetur në mes të shifrës 400 - 600 mbetje mortore, nga 150 personat që kanë vdekur.
Duke folur nga qyteti Seyne-les-Alpes, i Alpeve të Francës, koloneli Patrick Touron tha se "nuk kemi gjetur asnjë trup të paprekur."
Ai gjithashtu tha se janë marrë edhe mostrat e ADN-së që janë marrë nga familjet e viktimave -- si brushat e dhëmbëve -- mund të ndihmojnë në identifikimin e viktimave.
Touron, po ashtu tha se stolitë dhe objekte tjera mund të ndihmojnë në procesin e identifikimit.