Në Gjermani flamujt në gjysmë shtizë

Bota

Në Gjermani flamujt në gjysmë shtizë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 16:56

Në Gjermani nga sot deri më 27 mars në shenjë zie për vdekjen e 150 njerëzve në aeroplanin “German Wings” flamujt do të jenë në gjysmë shtizë.

Me rastin e aksidentit të aeroplanit qeveria e Westfalisë veriore nga janë 16 gjimnazistët e vdekur, për nesër është paraparë një minutë heshtje në të gjitha institucionet dhe shkollat publike. Minuta e heshtjes do të fillojë në orën 10 e 53 minuta pikërisht në kohën kur aeroplani i ka humbur kontaktin dhe është rrëzuar.

Sipas gazetës “Bild”, Gjermania herën e fundit pësoi një tragjedi të tillë në vitin 1998 kur në një aksident hekurudhor vdiqën 101 njerëz.

Kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministri i Spanjës Mariano Rahoi dhe presidenti francez Francoie Hollande kanë shkuar sot jo fort larg vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Liderët e tri shteteve janë informuar për hetimet ndërsa do të takohen edhe me familjet e viktimave të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat