Polici është i pafajshëm në rastin Ferguson

Bota

Polici është i pafajshëm në rastin Ferguson

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:33

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka shfajësuar një policë të bardhë nga Fergusoni, në akuzën se ka shkelur të drejtat civile të Michael Broën, një adoleshent i zi i paarmatosur.

Ky i fundit u vra nga polici në gusht të vitit 2014.

Mirëpo, departameenti gjithashtu e ka publikuar një raport duke bërë thirrje për ndryshime të mëdha në praktikat e sundimit të ligjit në këtë qytet pasi ato i konsideron si diskriminuese dhe jo kushtetuese.

Të dy raportet janë publikuar pas hetimeve disa mujore në vrasjen që nxitën protesta të dhunshme dhe një dialog kombëtar për çështjet racore dhe sundimin e ligjit në SHBA.

Raportet janë publikuar edhe në një kohë kur po afrohet fundi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Eric Holder, i pari person me ngjyrë që e mban këtë detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat