Lirohet diplomati iranian që ishte marrë peng në Jemen

Bota

Lirohet diplomati iranian që ishte marrë peng në Jemen

Më: 5 mars 2015 Në ora: 08:01

Një diplomat iranian që është mbajtur peng në Jemen prej vitit 2013 është liruar pas një operacioni të inteligjencës.

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se diplomati tash është kthyer në Iran.

“Një ekip special nga ministria e inteligjencës ka qenë në gjendje ta lirojë Noor Ahmad nga kthetrat e terroristëve pas disa operacioneve komplekse dhe të vështira në një pjesë të Jemenit”, raporton agjencia e lajmeve të Iranit, IRNA duke e cituar zëvendësministrin e jashtëm, Hossein Amir Abdollahian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat