Kerry: Ka progres në bisedimet me Iranin

Bota

Kerry: Ka progres në bisedimet me Iranin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:02

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se ka pasur progres në bisedimet për programin bërthamor të Iranit, por ka paralajmëruar se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur marrëveshje me Teheranin.

Duke folur në margjinat e e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Kerry ka thënë se po afrohemi te fundi i afatit për arritjen e marrëveshjes.

Po në Gjenevë, Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, iu ka thënë gazetarëve se një marrëveshje mund të arrihet gjatë kësaj jave nëse palët negociuese kanë mjaftueshëm vullnet politik dhe pajtohen që Iranit t’i hiqen sanksionet.

Kerry dhe Zarif do të nisin një raund të ri të bisedimeve sot në Montreux të Zvicrës.

Perëndimi ka frikë se Irani është duke bërë përpjekje që të ndërtojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani e ka hedhur poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat