Reagojnë Kryeministrat e Spanjës e Portugalisë

Bota

Reagojnë Kryeministrat e Spanjës e Portugalisë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:48

Kryeministrat e Spanjës dhe Portugalisë kanë reaguar pas akuzave të lëshuara nga homologu i tyre grek, Aleksis Tsipras, se konservatorët europianë kishin hartuar një plan për të rrëzuar qeverinë e SYRIZA-s.
Mariano Rajoy dhe Pedro Passos Coelho u kanë dërguar një letër proteste drejtuesve të Bashimit Europian, Jean Claude Joncker dhe Dunald Tusk, ku ndër të tjera i cilësojnë deklaratat e Tsipras si “të gabuara, pa precedent dhe që nuk i shkojnë për shtat një lideri europian”.
Duke folur për marrëveshjen e Greqisë me partnerët, Tsipras tha në fundjavë se Athina u përball me një aks forcash konservative, me protagonistë kryesorë spanjollët dhe portugezët, që po tentonin t’i shpinin negociatat në buzë të greminës.
Madje Tsipras akuzoi edhe ish kryeministrin grek, Antonis Samaras, si bashkautor dhe ekzekutor të atij plani. Reagimi i Samaras ishte i menjëhershëm dhe tepër i ashpër. “Zotit Tsipras duhet t’i vijë turp”, ka deklaruar ish kryeministri grek, duke shtuar se kryeministri grek “duhet të jetë në dëshpërim të thellë që t’u referohet marrëzive të tilla dhe sajojë armiq imagjinarë, me qëllim që të justifikojë gënjeshtrat paraelektroale” që tashmë nuk mundet t’i realizojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat