Në Pakistan nderohen 61 viktimat e sulmit në xhami

Bota

Në Pakistan nderohen 61 viktimat e sulmit në xhami

Më: 31 janar 2015 Në ora: 11:24

Mijëra myslimanë shiitë janë mbledhur sot në Pakistan për të protestuar vrasjen e 61 personave nga një sulm vetëvrasës në një xhami.

Shpërthimi i së premtes ka goditur një xhami në provincën Sindh, në kohën kur qindra besimtarë po bënin faljen e xhumasë.

Policia ka konfirmuar sot se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, i cili ka hedhur veten në erë “në mes të xhamisë”.

Qeveria provinciale ka shpallur ditën e sotme ditë zie.

Në qarkun Shikarpur, ku edhe ka ndodhur sulmi, janë mbledhur mijëra njerëz, për të ndjekur funeralin për viktimat.

Sulmi i djeshëm është vlerësuar si sulmi më i keq sektar në disa vite në Pakistan.

Grupi militant Jandullah Sunni ka thënë se qëndron prapa tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat