Italia zgjedh sot presidentin e ri

Bota

Italia zgjedh sot presidentin e ri

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:57

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, sot pritet që kandidatura e kryeministrit italian Mateo Renzi, gjykatësi Sergio Matarela të votohet vetëm me votat e maxhorancës, ndërkohë që opozita shpreson në dështimin e votimit edhe në këtë raund, duke pretenduar zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri italian u ka drejtuar apelin e fundit partive politike për të votuar Matarelën, por mesazhi ishte veçanërisht për ministrin Alfano, i cili pas disa takimeve intensive me ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, deklaroi votën e tij pro Matarelës.

Sigurisht me thirrjen e tij Renzi nuk ka bindur Forza Italian, edhe pse u përpoq të prezantojnë Matarelën si një kandidaturë gjithëpërfshirëse, dhe jo vetëm të Partisë Demokratike.

Që Matarelatë zgjidhet në krye të shtetit ai duhet të sigurojë 505 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat