ISIS: Do të hyjmë në Evropë me emigrantë

Bota

ISIS: Do të hyjmë në Evropë me emigrantë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 07:54

ANSA/ – ISIS-i po kërkon të mbërrijë në Evropë me anë të emigrantëve dhe ta kthejë atë në një ferr, thuhet në një raport të Shtetit Islamik dhe të marrë nga media libiane, që citon me këtë rast emigracionin klandestin.

“Nëse arrijmë të shfrytëzojmë këtë mundësi, atëhere situata në Evropë do të transformohet në një ferr”, thuhet në raport, vërtetësia e të cilit nuk është verifikuar ende.

“Libia ka një bregdet të gjatë përballë Evropës Jugore që mund të arrihet lehtësisht me varka të thjeshta. Shumë prej tyre mund të arrijnë t’u shmangen sigurisë detare dhe të mbërrijnë në zemër të qyteteve evropiane. Nëse arrijmë të zhvillojmë si duhet këtë mundësi në mënyrë strategjike, atëhere situata në këto vende do të transformohet në një ferr të vërtetë”, theksohet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat