Obama komenton për problemet e Rusisë

Bota

Obama komenton për problemet e Rusisë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:54

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se problemet ekonomike të Rusisë tregojnë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka shënuar ndonjë fitore ndaj tij, apo Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë të dielën, zoti Obama e hodhi poshte sugjerimin se zoti Putin është një “mjeshtër shahu” që ia hodhi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë në betejën territoriale në Ukrainë.

Zoti Obama tha se zoti Putin aktualisht po përballet me “dështimin e monedhës së vendit, një krizë madhore financiare dhe një tkurrje masive ekonomike”. Problemet financiare të Rusisë pasojnë një sërë sanksionesh tregëtare që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i vendosën pas aneksimit të pjesëve të Ukrainës lindore në fillim të vitit.

Zoti Putin ka vazhduar të mbajë një qëndrim sfidues, pavarësisht nga një recesion i pritshëm, shkaktuar nga rënia e çmimeve të karburantit dhe një rënie prej 40 për qind të vlerës së rublës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat