Afganistan: Talibanët i vranë 7 policë

Bota

Afganistan: Talibanët i vranë 7 policë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:57

Zyrtarët afganë thonë se 7 policë janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plaosur, pas një sulmi të militantëve talibanë në provincën veriore, Javzjan.

Një zyrtar i lartë i policisë afgane në këtë provincë tha se një grup i kryengritësve e kishte sulmuar mbrëmë vonë një pikë kontrolli të policisë në vendin Qoshtepa.

Policia menjëherë ka dërguar përforcime në skenën e sulmit dhe pas një lufte të armatosur janë vrarë pesë talibanë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat