Princesha në luftë për të drejtën e grave për të ngarë makinën

Bota

Princesha në luftë për të drejtën e grave për të ngarë makinën

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:41

Princesha Ameerah, ish-gruaja e një multi-miliarderi nga Arabia Saudite, është zotuar të luftojë për të fituar të drejtën elementare, që gratë të drejtojnë makinën.

Si një princeshë me një jetë mrekullisht të privilegjuar, ajo është mësuar të udhëtojë në strehën e një limuzine që drejtohet nga një shofer.

Ameerah, 31 vjeç, tha në një intervistë se ajo ndihet rehat me makinën e saj tip “Mini Cooper” me një vlerë rreth 15,000 paund, që ajo drejton kur është në Evropë dhe Amerikë.

Por gratë në Arabinë Sauidite nuk mund ta gëzojnë këtë kënaqësi, ndaj Ameerah ka vendosur të luftojë për të fituar këtë të drejtë:

"Kjo është puna ime dhe detyra për të përdorur fuqinë dhe ndikimin tim për të nxjerrë në pah këto lloj çështjesh dhe për t’u përpjekur për të gjetur një zgjidhje".

Sipas MailOnline, që nga themelimi i shtetit në 1932 gratë e kanë të ndaluar të ngasin makinën. Një grua në Arabinë Saudite është dënuar me 150 rrahje kamxhikësh, pasi u kap në timon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat