Putin: Afër marrëveshjes me Ukrainën për gazin

Bota

Putin: Afër marrëveshjes me Ukrainën për gazin

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:49

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë, sot, se ai shpreson që marrëveshja me Ukrainën për gazin do të arrihet javën e ardhshme.

Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Ukrainë, pasi që kjo e fundit nuk e ka paguar atë.

Ministrat e energjisë nga Ukraina dhe Rusia, pritet që të zhvillojnë më tutje bisedimet me Komisionin Evropian në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

Ndryshe, reagimi i Presidentit rus Putin ka ardhur, sot, pasi ai ka pasur një telefonatë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kërkuar nga ai që gjej një zgjidhje për të furnizuar Ukrainën me gaz, për shkak se dimri po ofrohet.

Përveq çështjes së gazit, Merkel ka biseduar me Putin edhe për krizën në Ukrainë dhe zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielen.

Sipas një deklarate lëshuar nga zyra e kancelares Merkel thuhet se ajo ka kërkuar nga Putin që të kërkojë nga separatistet e mbështetur nga Rusia të cilët mbikqyrin pjesë të Ukrainës lindore, që të mos krijojnë probleme ditën e zgjedhjeve në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat