Bagdad: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë

Bota

Bagdad: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:57

Nga eksplodimi i dy makinave – bomba sot në një hapësirë shiite në Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 12 vetë dhe janë plagosur 40 të tjerë.

Shpërthimet kanë ndodhur në një vendparkim të veturave në lagjen Talbijah.

Raportohet se në pjesë të tjera të Bagdadit sot janë vrarë nëntë vetë.

Nga sulmet vdekjeprurëse, cak i të cilave janë pjesëtarët e komunitetit shiit në Irak, dje janë vrarë 33 vetë.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme në Irak.

Militantët ekstremistë sunitë të Shtetit Islamik kanë okupuar hapësira të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut dhe në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat