Shtatori 2014, më i nxehti që prej 1880-ës

Bota

Shtatori 2014, më i nxehti që prej 1880-ës

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:07

Shtatori 2014 ka qenë më i nxehti në botë, në sipërfaqen e Tokës dhe në sipërfaqen e oqeaneve, që prej fillimit të matjes së temperaturave në vitin 1880, njoftoi sot Agjencia Amerikane Oqeanografike dhe Atmosferike (NOAA).
“Ky është muaji shtator i 38-të radhazi gjatë të cilit temperatura golabale tokësore ka qenë mbi mesataren e shekullit XX”, theksoi NOAA.

Hera e fundit që temperatura mesatare në botë në muajin shtator ka qenë mbi mesataren daton në vitin 1976.

Muajin e kaluar, temperatura mesatare në sipërfaqen e oqeaneve dhe Tokës u regjistrua 15,72 gradë Celsius, vetëm 0,72 gradë mbi mesataren në shekullin XX (15 gradë Celsius).

Në vitin 2014, maji, qershori, gushti dhe shtatori kanë qenë muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Me përjashtim të muajit shkurt, të gjithë muajt e tjerë kanë qenë më të nxehtët të regjistruar ndonjëherë për secilin prej tyre”, shtoi NOAA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat