Kerry: Dërgimi i armëve në Kobani, përgjigjje për krizën

Bota

Kerry: Dërgimi i armëve në Kobani, përgjigjje për krizën

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 14:24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë bërë me dije zyrtarëve turq, se hedhja e armëve e municioneve të tjera nga ajri përmes ushtarëve amerikan, për t’i furnizuar kurdët në Kobani, tregojnë situatën që gjendet atje, ka thënë sot, sekretari amerikan, John Kerry.

“Ne kemi biseduar me autoritetet turke. Kam biseduar unë, ka biseduar presidenti, për t’ju bërë me dije se këtu kemi të bëjmë me një moment krize, me një emergjencë”, u ka thënë Kerry, gazetarëve gjatë një vizite në Indonezi.

Qeveria turke, e cila nuk po ndihmon kurdët në Kobani të Sirisë, që gjendet në kufi me Turqinë, ka refuzuar po ashtu kërkesën, për të hapur koridorin, përmes të cilit kurdët do të rifurnizoheshin nga zonat tjera kurde të Sirisë.

Kobani, është zona më e sulmuar për momentin nga militantët e Shtetit Islamik (IS), i cili vend gjendet në kufi me Turqinë, dhe ku jetojnë kurdë.

Kurdët po ndihmohen nga ushtria amerikane, për të luftuar IS.

Më 19 tetor, ata janë furnizuar me pajisje luftarake, armë e municione të cilat ushtria amerikane, u ka hedhur nga ajri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat