Avionët australianë mbështesin fushatën anti-IS në Irak

Bota

Avionët australianë mbështesin fushatën anti-IS në Irak

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:55

Avionët australianë do t’i bashkohen koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Ky do të jetë roli fillestar mbështetës, para vendimit final për misione bombarduese, ka thënë kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e aleatëve arabë, janë duke bombarduar Shtetin Islamik dhe grupet e tjera militante në Siri për më shumë se një javë, ndërsa sulme të ngjashme në Irak janë duke kryer qysh në muajin gusht.

Vende evropiane i janë bashkuar fushatës në Irak, por jo edhe asaj në Siri.

“Nuk kemi marrë ende vendimin përfundimtar për të angazhuar forcat tona në luftë, por avionët australianë, nga sot, do të nisin të fluturojnë mbi Irak, në mbështetje të operacioneve të aleatëve”, i ka thënë Abbott parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat