Xhihadistet e Ballkanit:Zagrebasja u lëndua, boshnjakja u vra!

Bota

Xhihadistet e Ballkanit:Zagrebasja u lëndua, boshnjakja u vra!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 10:09

Fatima Mahmutoviq nga fshati Sladna afër Srebrenicës është vrarë para disa ditësh në qytetin sirian Raka, qendër e kalifatitit të ISIS, në sulmin ajror të ndërmarrë nga presidenti i Sirisë, Bashar al Asad.

Fatima Mahmutoviq shkoi në Siri në vjeshtë të vitit 2013 së bashku me djali më të ri të saj Jasminin, përderisa djali më i madh Mirzet Mahmutoviq po lufton në krah të ISIS që më shumë se një vit e gjysmë, shkruan “Slobodna Bosna” ndërsa transmeton portali GazetaBlic.

Jo vetëm boshnjaket i janë bashkuar terroristëve të ISIS.

Gjatë bombardimeve në Raka thuhet se është lenduar edhe kroateja, Dora Biliq nga Zagrebi, e cila thuhet se pranoi fenë islame para 2 vitesh, shkruan Slobodna Bosna.

Ajo kishte shkuar në Siri me burrin e saj, dhe si shumë gra të tjera xhihadiste, mbeti aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat