Turqi: Tërhiqet ndalesa për bartjen e shamive në shkolla

Bota

Turqi: Tërhiqet ndalesa për bartjen e shamive në shkolla

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:03

Qeveria e Turqisë thotë se e tërheq ndalesën me të cilën vajzave nuk u lejohej bartja e shamive në shkollat e mesme.

Zëvendëskryeministri, Bulent Arinc, tha mbrëmë vonë se nxënëset do të lejohen të bartin shamia, duke filluar “në shkallën e pestë”.

Kryeminsitri Ahmet Davutglu, e ka mirëpritur legjislacionin e ri duke e vlerësuar si përpjekje për “demokratizim”.

Por, Kamuran Karaca, shef i sindikatës së arsimit Egitim-Sen, tha se “shoëqria turke po shkon prapa në Mesjetë, me eksploatimin e religjionit”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili për një kohë të gjatë ishte kryeministër dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet,që ka rrënjë islamike, është akzuar se i ka shkatërruar vlerat sekulare të shtetit modern të Turqisë.

Në vitin 2008, në Turqi është tërhequr ndalesa për bartjen e shamive në universitete, ndërsa vitin e kaluar u ka lejuar femrave myslimane që t’i bartin ato në institucionet publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat