SHBA: Komiteti i Senatit e kaloi legjislacionin për Ukrainën

Bota

SHBA: Komiteti i Senatit e kaloi legjislacionin për Ukrainën

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:20

Legjislacioni për autorizimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe për më tepër sanksione kundër Rusisë, njëzëri ka kaluar në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ky legjislacion, i quajtur Akti Mbështetës për Lirinë e Ukrainës, i paraqitur nga senatori demokrat, Robert Menendez, dhe ai republikan, Bob Corker, mbrëmë vonë, është miratuar me 18 vota për dhe asnjë kundër.

Nuk është e qartë se kur do të votohet për këtë legjislacion në Senatin e plotë, pasi dje ishte dita e fundit e punës, deri në muajin nëntor.

Legjislacioni Menendez – Corker i autorizon 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake, përfshirë edhe ndonjë formë të pajisjeve vdekjeprurëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat