Ukraina akuzon Rusinë për agresion të hapur

Bota

Ukraina akuzon Rusinë për agresion të hapur

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 22:03

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko akuzoi sot Rusinë për agresion të hapur. Ndërkaq, ushtria ukrainase ka dhënë urdhër për tërheqjen e trupave që po luftonin me një batalion të artilerisë ruse pranë një aeroporti në lindje të vendit.

“Agresioni i hapur dhe i drejtpërdrejtë kundër Ukrainës nga një vend fqinj ka filluar,” tha zoti Poroshenko, duke shtuar se gjendja në zonën e konfliktit në lindje të vendit kishte ndryshuar rrënjësisht gjatë ditëve të fundit.

Andri Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare për Ukrainën tha se ushtarët kishin marrë urdhër për tërheqje pranë qytetit të Luhanskut, pasi ishin vënë në shenjestër nga forcat e armatosura ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat