OKB: Në gusht – 1,420 vetë të vrarë në Irak

Bota

OKB: Në gusht – 1,420 vetë të vrarë në Irak

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:39

Së paku 1,420 vetë janë vrarë në Irak, gjatë muajit gusht, kanë kumtuar sot Kombet e Bashkuara, derisa dhuna sektare e ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të këtij vendi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 1,370 të tjerë janë plagosur, ndërsa 600 mijë njerëz janë detyruar të largohen, derisa militantët e Shtetit islamik, që kanë marrë territore të gjëra prej muajit qershor, kanë lëvizur drejt hapësirave që janë nën kontroll të trupave kurde.

Militantët, po ashtu, i kanë marrë në shënjestër edhe pakicat religjioze, raporton AFP.

“Mijëra njerëz vazhdojnë të jenë në shënjestër dhe të vriten nga Shteti Islamik dhe grupet shoqëruese të armatosura, thjesht për shkak të prejardhjes së tyre etnike ose religjioze”, tha përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nickolay Mladenov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat