SHBA, 7 vende evropiane do të armatosin kurdët e Irakut

Bota

SHBA, 7 vende evropiane do të armatosin kurdët e Irakut

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 00:09

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se shtatë qeveri evropiane kanë rënë dakord t’i bashkohen Shteteve të Bashkuara në furnizimin me armë të forcave kurde që po luftojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irakun verior.

Një deklaratë e Pentagonit e publikuar të martën thoshte se Britania, Kanadaja, Shqipëria dhe Kroacia do t’i bashkohen Danimarkës, Italisë dhe Francës në furnizimin e kurdëve me armë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Xhihadistët e Shtetit Islamik morën sipërfaqe të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor në qershor. Më parë këtë muaj, ata i detyruan forcat kurde të tërhiqeshin drejt kryeqytetit të tyre rajonal, Irbil.

Gjithashtu të martën, udhëheqësi kurd Masud Barzani, president i rajonit gjysmë-autonom kurd të Irakut, u takua me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Zoti Barzani, duke folur në Irbil së bashku me diplomatin iranian, tha se Irani është vendi i parë që ka ofruar ndihmë ushtarake për luftëtarët kurdë që nga fillimi i fushatës së Shtetit Islamik në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat