Parlamenti i Ukrainës nuk shkarkon Arseniy Yatsenyuk

Bota

Parlamenti i Ukrainës nuk shkarkon Arseniy Yatsenyuk

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 13:11

Parlamenti i Ukrainës ka hedhur poshtë me shumicë dërrmuese të votave dorëheqjen e kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.

Vetëm 16 ligjvënës nga 311 të pranishëm në seancën e sotme parlamentit votuan në favor të dorëheqjes.

Yatsenyuk me 24 korrik pati thënë se ai do të largohet nga detyra pasi dy partitë u tërhoqën nga koalicioni qeverisës.

Vendimi është dashur të miratohet zyrtarisht nga parlamenti.

Presidenti Petro Poroshenko u ka berë thirrje ligjvënësve dhe qeverisë për të gjetur një kompromis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat