Fuqitë perëndimore me masa të reja kundër Rusisë

Bota

Fuqitë perëndimore me masa të reja kundër Rusisë

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 18:28

Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-ve janë pajtuar përmes telefonit të hënën se do të ndërmarrin masa të reja kundër Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainë, ka thënë presidenca franceze.
Liderët kanë shprehur keqardhje se Rusia nuk po vë presion mbi separatistët për t’i sjellë ata në tavolinën e negociatave apo të ndërmerr hapa për të garantuar kontrollin e kufirit Rusi-Ukrainë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze.

Ata thonë gjithashtu se janë duke monitoruar nëse Rusia po u ofron mbështetje direkte ushtarake separatistëve.

“Në këto kushte, pesë krerët e shteteve dhe qeverive kanë konfirmuar qëllimin e tyre për të ndërmarrë masa të reja kundër Rusisë”, thuhet në këtë deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat