SHBA: Obama i takoi liderët e Amerikës Qendrore

Bota

SHBA: Obama i takoi liderët e Amerikës Qendrore

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 12:03

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga liderët e vendeve të Amerikës Qendrore, që të punojnë me autoritetet amerikane për ta ndalur hyrjen e imigrantëve fëmijë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit të mbrëmshëm në Uashington, Obama u tha liderëve të Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit, se fëmijët imigrantë, që nuk kanë kërkesë adekuata për qëndrim në Shtetet e Bashkuara, do të dërgohen në shtëpitë e tyre.

Ky takim u bë në periudhën e rritjes së kalimit të fëmijëve imigrantë në kufirin e Shteteve të Bashkuara nga Meksika.

Më se 50 mijë fëmijë, shumica e tyre të pashoqëruar, jaanë arrestuar në kufi gjatë muajve të fundit.

Shumica prej tyre janë larguar nga vendet e lindjes për shkak të varfërisë dhe krimit.

Obama, poashtu, u ka bërë thirrje republikanëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, që të veprojnë në mënyrë urgjente lidhur me kërkesën e tij për shpenzime të jashtëzakonshme, në shumë prej 3.7 miliardë dollarësh, për tu ballafaquar me rritjen e numrit të imigrantëve fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat