Moskë: Janë akuzuar dy të punësuar në metro

Bota

Moskë: Janë akuzuar dy të punësuar në metro

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:22

Ekipet e shpëtimit afër vagonëve që dolën nga binarët në metron e Moskës
Hetuesit rusë i kanë akuzuar dy të punësuar në metronë e Moskës për incidentin vdekjeprurës, para 10 ditësh, me ç’rast u vranë së paku 23 vetë.

Komiteti i Hetimeve i Rusisë ka njoftuar sot se kryepunëtori i shërbimeve të hekurudhës, Valery Bashkatov, dhe ndihmësi i tij, Yury Gordov, janë akuzuar për shkelje të rregullave të sigurisë në metro.

Më 15 korrik tre vagona të metros dolën jashtë binarëve me shpejtësi prej 70 km/orë, në orët e hershme të mëngjesit me shumë udhëtarë.

Pas këtij incidenti vdekjeprurës është shkarkuar shefi i metros së Moskës.

Dy punëtorë të tjerë të metros janë arrestuar pas aksidentit, por pritet që të akuzohen më vonë.

25 korrik 2014E mëparshmeE ardhshmja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat