Thirrje për “mobilizim të popullsisë” në Luhansk

Bota

Thirrje për “mobilizim të popullsisë” në Luhansk

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 19:56

Lideri separatist i Republikës së vetëshpallur të Luhanskut në lindje të Ukrainës ka njoftuar për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë për t’u konfrontuar me forcat qeveritare të Ukrainës.

Valery Bolotov ka lëshuar "dekretin për armatosjen e përgjithshme, por vullnetare" të popullsisë në rajonin e Luhanskut.

Në Ukrainë ka nisur rebelimi pro-rus qysh në muajin shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat