Vriten dy finanlandeze në Afganistan

Bota

Vriten dy finanlandeze në Afganistan

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:49

Dy femra të huaja, punonjëse të një organizate jo qeveritare janë vrarë sot në qytetin perëndimore afgan të Heratit.

Guvernatori i Heratit, Fazlullah Wahidi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dy persona të armatosur në motoçikleta kanë hapur zjarr ndaj këtyre dy grave të cilat kanë qenë duke udhëtuar me taksi.

Wahidi ka thënë se të dy femrat kanë qenë nga Finlanda, të dyja punonjëse të OJQ-së “IAM” që ndihmon persona me të meta mendore.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse e njejta organizatë e krishterë është sulmuar para katër vjetësh nga talibanët gjatë të cilit sulm janë vrarë tetë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat