Izraeli kritikon SHBA-të për anulimin e fluturimeve

Bota

Izraeli kritikon SHBA-të për anulimin e fluturimeve

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:12

Izraeli i ka akuzuar SHBA-të se po dorëzohet para terrorizmit, pasi regullatorët federal kanë ndaluar aeroplanët amerikanë që të fluturojnë drejt Tel Avivit për shkak të sulmeve me raketa nga Hamasi.

Ministri i Transportit të Izraelit, Yisrael Katz, ka thënë se aeroporti Ben Gurion është “i sigurt dhe në tërësi i mbrojtur”.

Vendimi amerikan për ndalimin e fluturimeve është marrë si përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit që së fundi janë bërë afër aeroportit.

Mirëpo ministri Katz e ka quajtur ndalimin e përkohshëm amerikan të “panevojshëm” duke thënë se sistemi izraelit për detektimin e raketave ofron mbrojtje për fluturimet mbi Tel Avivin.

Ka pasur spekulime se ndalimi i fluturimeve është lëvizje e Vashingtonit për t’i bërë presion Izraelit.

Mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat