Kerry arrin në Egjipt për të biseduar për Gazan

Bota

Kerry arrin në Egjipt për të biseduar për Gazan

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:16

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka biseduar me zyrtarët egjiptianë në Kajro, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konfliktin në Gaza.

Duke folur pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shukri, Kerry ka thënë se iniciativa e Egjiptit është armëpushimi, që do t’iu jepte fund luftimeve midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Kerry iu ka bërë thirrje lëvizjes islamike që të dakordohet për bisedime, me qëllim arritjen e armëpushimit. Javën e kaluar, Izraeli e ka pranuar propozimin e Egjiptit, por Hamasi e ka shkelur atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat