Obama, Komorowski: Thirrje për rritje të buxheteve të mbrojtj

Bota

Obama, Komorowski: Thirrje për rritje të buxheteve të mbrojtj

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 08:12

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai polak, Bronislaw Komorowski, kanë diskutuar për nevojën e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy zyrtarët e lartë, poashtu, e kanë theksuar rëndësishnë e unitetit transatlantik “në përgjigje të rrëzimit tragjik të Aeroplanit të Malajzisë (MH17) dhe përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Ukrainës”.

Mëtutje, agjencia AFP ka raportuar se biseda e mbrëmshme telefonike ndërmjet presidentëve Obama dhe Komorowski u bë një ditë para takimit në Varshavë të liderëve të nëntë shteteve anëtare të NATO-s, nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat