ISIS: Do të bombardojmë Botërorin e ardhshëm

Bota

ISIS: Do të bombardojmë Botërorin e ardhshëm

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 21:26

ISIS ka kërcënuar presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter se nëse vendos që Kampionati Botëror 2022 të zhvillohet në Katar, atëherë do të përballen me sulme.

Sot është publikuar lajmi se grupi ISIS, ka kërcënuar kreun e Federatës ndërkombëtare të futbollit, Sepp Blatter.

“I dashuri Josepp, të kemi dërguar një porosi në vitin 2010, kur keni marrë vendim (ose jeni paguar nga ata) që Kampionati botëror 2022 të zhvillohet në Katar”, thuhet në publikim.

“Tani kemi vendosur që nuk do të ketë Kampionat botëror në Katar, sepse Katari do të jetë pjesë e Kalifatit. Për këtë arsye ju këshillojmë të përcaktoni ndonjë shtet tjetër që do ta zëvendësojë Katarin. Siç e dini, shtetet islamike kanë projektila që shumë lehtë mund të qëllojnë Katarin. Ju faleminderit”, thuhet në vazhdim të letrës tronditëse.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Blatterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat