NYT: hakerat kinezë hyjnë në rrjetet amerikane

Bota

NYT: hakerat kinezë hyjnë në rrjetet amerikane

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 07:54

Sipas gazetës New York Times, piratë kibernetikë kinezë ishin përpjekur të siguronin dosjet e personelit të punonjësve federalë amerikanë që kishin aplikuar për poste me qasje në informacionet sekrete.

Sipas gazetës, në mars të këtij viti hakerat arritën të depërtojnë në disa nga dosjet e Zyrës së Menaxhimit të Personelit, agjencia që mbikqyr punonjësit e qeverisë federale. Zyrtarë të paindentifikuar i thanë gazetës se autoritetet e diktuan rrezikun dhe ua bllokuan atyre hyrjen në rrjetin e agjencisë.

New York Times thotë se nuk është e qartë se në ç’masë kishin depërtuar hakerat në sistemin e agjencisë, ku ata që kërkojnë punë që lidhen me informacione sekrete, hedhin të dhëna të tilla si kontaktet me shtetas të huaj apo përdorimi i drogës në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat