Rripi i Gazës: Numri i të vrarëve arriti në 44

Bota

Rripi i Gazës: Numri i të vrarëve arriti në 44

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 21:04

Zyrtarët palestinezë thonë se nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë së paku 44 vetë, prej ditës së djeshme, kur Izraeli e ka intensifikuar ofensivën e vet në Rripin e Gazës, në përgjigje të rritjes së numrit të sulmeve me raketa nga militantët palestinezë.

Ky është kulmi i tensioneve ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike militante Hamas, që e qeverisë Gazën, prej vitit 2012.

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, sot e ka akuzuar Izraelin se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtjen edhe për sulme më të ashpra kundër Hamasit.

Izraeli tha se aeroplanët e vet luftarakë i kanë sulmuar 550 caqe të Hamasit, prej mëngjesit të djeshëm, kur filloi ofensiva.

Hamasi ka vazhduar të sulmoj me raketa thellë në territorin izraelit, duke i marrë në shënjestër qytetet e mëdha, përfshirë Tel Avivin.

Ushtria e Izraelit tha se sot militantët, poashtu, e kanë lansuar një raketë drejt reaktorit bërthamor izraelit Dimona.

Izraeli ësht kërcënuar se do ta invadoj Rripin e Gazës nëse vazhdojnë sulmet me raketa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat