Afganistan: Rritet numri i viktimave fëmij

Bota

Afganistan: Rritet numri i viktimave fëmij

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 20:37

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se në vitin 2013, numri i fëmijëve të vrarë ose të plagosur në luftimet në Afganistan është rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin 2012.

Raporti i ri i UNICEF-it, i publikuar të enjten, tregon se së paku 545 fëmijë janë vrarë dhe 1,149 janë plagosur gjatë 2013-ës në Afganistan.

Ai vë në pah se shumica e viktimave janë shkaktuar nga eksplozivët e improvizuar, minat tokësore dhe shpërthimet vetëvrasëse.

Grupet e armatosura opozitare, përfshirë Talibanët dhe Hezb-e-Islamin, kanë qenë përgjegjëse për 889 viktima, ndërsa forcat pro-qeveritare dhe forcat ndërkombëtare kanë qenë përgjegjëse për 206 viktima, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat