Putin: Interneti vazhdon të jetë projekt i CIA’s

Bota

Putin: Interneti vazhdon të jetë projekt i CIA’s

Më: 24 prill 2014 Në ora: 19:52

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se interneti është projekt i Agjencisë Amerikane për Inteligjencë- CIA.

Për këtë, ai do t’i thërras ekspertët më të mirë të teknologjisë në Kremlin, për të rritur kontrollin ndaj internetit në Rusi.

Putin ka thënë në një fjalim në Shën Petersburg se “interneti që prej fillimit ka qenë projekt i CIA’s dhe ende vazhdon të jetë i tillë”.

Rusia së fundmi ka ndërmarrë disa hapa për të kontrolluar mediat sociale. Para pak ditësh, është larguar nga puna themeluesi i rrjetit më të madh social rus “VKontakte”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat