36 mijë vrapues marrin pjesë në maratonën e Bostonit

Bota

36 mijë vrapues marrin pjesë në maratonën e Bostonit

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:46

Në maratonën e sivjetme në Boston të Shteteve të Bashkuara, pritet të marrin pjesë rreth 36 mijë vrapues duke përfshirë edhe shumë vrapues të famshëm.

Organizimi i kësaj maratone ndodhë në një vjetorin e maratonës së vitit të kaluar në Boston, gjatë së cilës kanë shpërthyer dy bomba.

Zyrtarët shtetëror dhe lokalë i kanë shtuar masat e sigurisë për edicionin e 118-të të garës, i cili mbahet në një vjetorin e shpërthimeve që kanë lënë të vdekur tre persona ndërsa 260 të tjerë janë plagosur.

Dy vëllezër nga rajoni rus i Kakukazit janë të dyshuar se qëndrojnë prapa sulmit vdekjeprurës.

Guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick, ka bërë me dije se në kuadër të shtimit të masave, janë instaluar më shumë se 100 kamera dhe se zona e sigurisë do të jetë në një hark prej 42 kilometrash.

Kampionët nga viti i kaluar, etiopiani Lelisa Desisa fitues në vrapimin e burrave dhe keniasja Rita Jeptoo fituese e garës së vrapimit të femrave, gjithashtu do të jenë pjesë të garës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat