Në Jemen vriten rreth 28 pjestarë të rrjetit Al-Kaida

Bota

Në Jemen vriten rreth 28 pjestarë të rrjetit Al-Kaida

Më: 21 prill 2014 Në ora: 08:54

Burimet nga grupet fisnore në Jemen, kanë bërë me dije se si rezultat i bombardimeve me aeroplan të komanduar amerikanë, në Jemen janë vrarë rreth 25 persona, që dyshohet se janë antarë të rrjetit terrorist, Al-Kaida.

Sulmet e fundit vijnë pas sulmit të së shtunës nga ana e avionëve të SHBA-s, të cilët gjatë të shtunës kanë bërë me dije se kanë vrarë dhjetë militantë në Jemenin qendror.

Shtetet e Bashkuara janë duke përdorur avionët e telekomanduar në mbështetje të qeverisë jemenase e cila ka nisur një fushatë kundër militantëve të dyshuar.

Al-Kadida në Jemen, sipas Shteteve të Bashkuara, është dega më e rrezikshme e këtij grupi terrorist, degë e cila është përgjegjëse për komplotet kundër objektivave perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat