Vriten 14 persona nga një sulm jashtë xhamisë në Siri

Bota

Vriten 14 persona nga një sulm jashtë xhamisë në Siri

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:48

Katrëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur si rezultat i shpërthimit të një bombe jashtë xhamisë në një lagje pro-qeveritare në Homs të Sirisë.
Sipas televizionit shtetëror sirian, boma ka shpërthyer jashtë xhamisë Bilal al-Habshi, në kohën kur kishte përfunduar koha e lutjeve.
Raportet bëjnë me dije se dhjetëra persona janë plagosur nga shpërthimi.
Sulmi vjen në kohën kur forcat qeveritare kanë arritur progres në rivendosjen e kontrollit mbi këtë qytet.
Agjencia shtetërore siriane SANA, ka njoftuar sot paradite, se forcat qeveritare kanë “eliminuar” forcat kryengritëse në dy lagjet në Homs dhe se e kanë marrë kontrollin atje.
Shumë lagje të qytetit Homs janë të shkatërruara që nga fillimi i luftës në Siri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat