NATO-ja forcon praninë ushtarake në kufinjtë lindorë

Bota

NATO-ja forcon praninë ushtarake në kufinjtë lindorë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:13

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë sot se Aleanca veri-atlantike, do të shtoj prezencën e saj ushtarake në kufinjtë e saj lindorë, si përgjigje ndaj krizës në Ukrainës.

Duke folur pas takimit në Bruksel të këshillit veri-atlantik, Rasmussen ka thënë se do të ketë dislokime nga deti, ajri dhe toka, brenda disa ditësh.

Ai ka thënë se do të ketë më shumë avionë në ajër, më shumë anije në ujë dhe më shumë gatishmëri në tokë.

Rasmussen nuk ka dhënë detaje në lidhje me numrin e ushtarakëve që do të shtohen si pjesë planit për mbrojtjen kolektive dhe parandalimit.

Ai ka thënë se NATO-ja shpreson se bisedimet e planifikuara në Gjenevë më 17 prill do të hapin një rrugë të re për zgjidhje paqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat