Protestuesit pro-rusë sfidojnë ultimatumin e Ukrainës

Bota

Protestuesit pro-rusë sfidojnë ultimatumin e Ukrainës

Më: 15 prill 2014 Në ora: 00:27

Demonstruesit pro-rusë dje sfiduan një afat të qeverisë për lirimin e ndërtesave të pushtuara në këmbim të amnistisë, ndërkohë që presidenti i përkohshëm i Ukrainës i ka kërcënuar ata me një goditje ushtarake.

Dhjetra protestues thyen dritaret e selisë së policisë në qytetin lindor të Ukrainës, Horlivka dhe u përleshën me policinë duke marrë nën kontroll objektin.

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për të shkurajuar qeverinë e Ukrainës nga përdorimi i forcës kundër protestuesve.

Gjatë një bisede telefonike dje me zotin Obama, udhëheqësi rus mohoi pretendimet për përfshirje të agjentëve rusë në protesta duke i quajtur ato "spekulime në bazë të informacionit jo të besueshëm''. Zoti Putin tha se protestat ishte një shprehje e zemërimit të publikut në lidhje me hezitimin e qeverisë ukrainase për të njohur interesat e rusisht-folësve në lindje të vendit.

Demonstruesit po kërkojnë organizimin e një referendumi për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë, të ngjashëm me referendumin e muajit të kaluar në Krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat