Kinë: Aktivisti anti-korrupsion përballet me gjykatën

Bota

Kinë: Aktivisti anti-korrupsion përballet me gjykatën

Më: 10 prill 2014 Në ora: 10:06

Një aktivistë anti-korrupsion në Kinë ka dalë të enjten para një gjykatë në Pekin, vetëm pse ka mbështetur aktivistët e tjerë që të ngrisin zërin kundër korrupsionit.

Mbrojtësi i tij ka bërë me dije se klienti i tij është aktivisti i tretë që po përballet me akuza.

Zhao Changqing, 45 vjeçar mund të dënohet deri në pesë vite për shkak të mbështetjes që iua ka dhënë aktivistëve për publikimin e parullave në Pekin, përmes të cilave është kërkuar publikimi i pasurisë së zyrtarëve shtetëror të Kinës.

Zhao është aktivistë i Lëvizjës së re qytetare në Kinë të cilët organizojnë fushata kundër korrupsion.

Në janar të këtij vii, Kina ka burgosur edhe themeluesin e kësaj lëvizjeje.

Zhao e ka kundërshtuar veprën penale të mbledhjes së turmes dhe atë të prishjes së rendit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat