Mblidhen para për Hillaryn, para se të shpall kandidaturën

Bota

Mblidhen para për Hillaryn, para se të shpall kandidaturën

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:34

Hillary Klinton nuk e ka shpallur ende kandidaturën për presidente e SHBA-së, por shumë grupime politike po mbledhin para nën emrin e saj.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”, Klinton është duke e peshuar mirë këtë kandaturë.
Një dyzinë grupesh të pavarura, disa të njohur dhe disa të panjohur, po çajnë përpara duke mbledhur fonde në emër të saj.
Emrat e tyre janë të tillë si "Zonja Hillary 2016", "Hillary FTV" apo variante të tjera.
Ndërkohë, ka edhe grupe anti-Klinton, të cilët gjithashtu po mbledhin para për të kundërshtuar kandidaturën e saj, të cilët kanë kryqëzuar shpatat me mbështetësit e 66-vjeçares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat