Ashton, takime për krizën në Ukrainë

Bota

Ashton, takime për krizën në Ukrainë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 13:37

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të takojë javën e ardhshme zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkura, Rusisë dhe Ukrainës për të diskutuar krizën nën Ukrainë.

Ashton ka thënë se takimi do të përfshijë Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm ukrainas, Andriy Deshchytsya.

Diplomatë evropianë kanë thënë se takimi do të zhvillohet në Evropë, edhe pse nuk dihet ende ku dhe kur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat