Millosh Zeman: NATO duhet të dërgoj trupa në Ukrainë

Bota

Millosh Zeman: NATO duhet të dërgoj trupa në Ukrainë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 08:33

Presidenti çek ka thënë se perëndimi duhet të ndërmarrë masa më të forta në qoftë se Rusia përpiqet që ta aneksojë pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë një paraqitje në radion shtetërore çeke, Millosh Zeman, tha se ndër masat ndaj Rusisë do të ushte edhe dërgimi i forcave të NATO-s në Ukrainë.

Gjatë muajit të kaluar, një referendum është mbajtur në Krime që ky gadishull ukrainas të bashkohet me Federatën ruse.

Komentet e Zeman, janë bërë të dielën kur janë aktivisuar protestuesit pro-rusë ndërsa me forcë kanë hyrë në objekte të ndryshme shtetërore në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat