Pakistan: Lirohen 13 talibanë të bugosur

Bota

Pakistan: Lirohen 13 talibanë të bugosur

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:08

Qeveria e Pakistanit thotë se do t’i liroj 13 talibanë të burgosur në shenjë të “vullnetit të mirë” për bisedimet paqësore, që po zhvillohen me militantët talibanë.
Duke folur mbrëmë para gazetarëve, pas takimit me talibanët, ministri i brendshëm i Pakistanit, Nisar Ali Khan, tha se shpreson se talibanët do të ndërmarrin hapa përkatës.
Të premten, talibanët e vazhduan deri më 10 prill armëpushimin e tyre të shpallur më 1 mars, me qëllim që qeveria të ketë kohë për lirimin e të burgosurve dhe tërheqjes së ushtarëve.
Bisedimet e qeverisë në Islamabad me grupin militant Tehrik-e Taliban, kanë filluar në muajin shkurt, në përpjekje për ta përfunduar kryengritjen, e cila kishte filluar në vitin 2007.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat