Ukrainë: Trupi i aktivistit nacionalist është gjetur jashtë Kievit

Bota

Ukrainë: Trupi i aktivistit nacionalist është gjetur jashtë Kievit

Më: 6 prill 2014 Në ora: 14:55

Trupi i pajetë i aktivistit naacionalist ukrainas, Vasyl Sergiyenko, njëherësh reporter, që ka luajtur rol në protestat që çuan në përmbysjen e presidentiti, Viktor Yanukovich, është gjetur në një mal jashtë kryeqyetit Kiev, një ditë pasi ishte rrëmbyer.
Në një njoftim, partia nacionaliste Svoboda (Liria) tha se trupi i të ndjerit Sergiyenko kishte shenja të torturës dhe ishte i fshehur nën gërmadha të drunjve afër fshatit Vygrayev, 120 kilometra në juglindje të Kievit.
I ndjeri Sergiyenko kishte ndihmuar në organizimin e protestave kundër Yanukovichit në muajin shkurt dhe ishte pjesëtar i njërit prej grupeve opozitare të vetëmbrojtjes, që herë pas herë ishte përleshur me policinë.
Gjetjen e trupit të pajetë të aktivistit e ka konfirmuar edhe zyra e prokurorisë lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat