Aktorja e njohur italiane, Monica Bellucci, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, në Marok.
62-vjeçarja u shfaq të enjten me një fustan të zi me temina, me një krah të zbuluar, duke spikatur me pamjen e saj në këtë ngjarje glamuroze.
Bellucci e kishte plotësuar veshjen me vathë diamanti dhe një çantë elegante, ndërsa dukej rrezatuese para fotografëve, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Aktorja, e cila së fundmi ka folur për stilin e saj jo të zakonshëm të jetesës, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjen dhe formën e saj fizike.
Duke ruajtur lidhjen me traditat italiane, ajo ka treguar se në dietën e saj përfshihen makaronat, ëmbëlsirat dhe vera.
Në vitin 2015, Bellucci kishte ndarë edhe këshillën e saj për të shijuar jetën dhe për t'u ndier mirë, duke thënë:
“Hani mirë, pini mirë, bëni seks të mirë dhe qeshni shumë!”